Sfida e rritjes së punësimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm gjatë katër viteve të fundit vendet e rajonit kanë mbyllur 800 mijë vende pune. Bazuar mbi këtë të dhëne çdo vit 200 mijë familje kanë ndjerë krizën ekonomike që përfshiu Evropën. Për t'i dhëne një frymëmarrje ekonomisë, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka hartuar strategjinë për 7 vendet e rajonit deri në vitin 2020. Zv/sekretari i përgjithshëm i këshillit Gazmend Turdiu na tregon synimet e këtij plani. Përfaqësues nga vendet e rajonit kanë marrë pjesë në konferencën e strategjisë ekonomike deri në vitin 2020 të mbajtur në Bukuresht. Çdo shtet ka prezantuar rrugët e reja të punësimit për gjashtë vitet e ardhshme dhe për Shqipërinë dy janë më kryesoret. Synimet e strategjisë të hartuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal janë të rrisin prodhimin e brendshëm bruto për person me të paktën 32% dhe të ulin deficitin rajonal nga 14% në 11% të GDP të këtyre vendeve.

Share This Video


Download

  
Report form