SHBA sulmon gabimisht spitalin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcat ajrore amerikane bombarduan gabimisht një spital te organizatës humanitare Mjeke pa Kufij ne qytetin afgan Kunduz, duke shkaktuar vdekjen e te paktën 16 personave, 9 pjesëtare te stafit. 30 te tjerë rezultojnë te zhdukur nga sulmet qe zgjaten rreth 30 minuta. Te plagosurit janë 37, pjesa me e madhe e te cilëve ndodhen ne gjendje te rende. Qyteti qe kontrollohet nga talebanet prej ditësh është përfshire nga përleshjet mes tyre dhe forcave qeveritare. Organizata Mjeke pa Kufij e dënoi ashpër sulmin, duke sqaruar se si Kabuli edhe Uashingtoni njihnin prej muajsh koordinatat e strukturave te tyre. Edhe NATO pranoi se nga sulmi mund te jete goditur spitali. Nuk dihet numri i viktimave mes pacienteve te spitalit dhe te afërmve te tyre. Nje zedhenes i forcave amerikane ne Afganistan tha se sulmet mund te kenë shkaktuar dëmtime te spitalit, por incidenti po hetohet. Ndërsa Ministria e Brendshme afgane njoftoi se brenda spitalit ishin gjetur te fshehur 15 militante.

Share This Video


Download

  
Report form