“Serbia po sundon Kosovën” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kundërshtimet për marrëveshjet e qeverise se Kosovës me atë te Serbisë ne Bruksel, per te cilat flasin prej javësh ne Prishtine, zgjodhën t?i përcjellin edhe ne Tirane. Drejtues te Lëvizjes Vetëvendosje shpjeguan ato qe sipas tyre humbet Kosova me marrëveshje si ajo e telekomunikacionit dhe energjisë, gjate nje tryeze me përfaqësues te medias, shoqërisë civile dhe historiane. Ymeri tha se bashkësia e komunave serbe ka kompetenca ekzekutive, ndërsa komunat serbe mbulojnë resurse te rëndësishme për Kosovën, si rezervuari i ujit ne Zubin Potok apo minierat e Trepces, çka do te pengoje zhvillimin ekonomik te vendit. Edhe sipas deputetit Glauk Konjufca, bashkësia e komunave serbe i shërben ndarjes etnike te Kosovës. Përfaqësuesit e opozitës pohuan se keto marrëveshje ndikojnë edhe ne Shqipëri, por ata janë shprehur te zhgënjyer per qëndrimin indiferent te qeverise shqiptare, ndaj zhvillimeve te fundit.

Share This Video


Download

  
Report form