Serbia paralajmëron Kosovën - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Pas tensionimit të situatës në terren në veri të Mitrovicës, tashmë po vijon përplasja verbale mes Serbisë dhe Kosovës. Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, paralajmëron se çdo operacion i policisë në veri, i ngjashëm me atë të 25 korrikut të vitit të kaluar, do të ishte një aventurë e rrezikshme. Duke folur për mediat serbe, Ivanoviç theksoi se veprimet e policisë kosovare do të shkaktonin një kundërpërgjigjej të dhunshme. Ivanoviç tha se kjo situatë duhet të parandalohet. "Kjo është një aventurë e rrezikshme dhe duhet të ndalohet. Ne duhet të përpiqemi të gjithë, që t'i zgjidhim paqësisht problemet që kemi." Ivanoviç shprehu besimin në komunitetin ndërkombëtar se do të ndërmarrin veprimet e duhura për të shmangur çdo aksion të mundshëm të forcave të policisë kosovare në veri. Komentet e Ivanoviç vijnë vetëm një ditë pasi zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, njoftoi për një operacion të mundshëm të policisë së këtij shteti në veri, pas situatës së krijuar ditët e fundit atje.

After the tense situation on the ground in the north of Mitrovica, is now following verbal confrontation between Serbia and Kosovo. State Secretary at the Serbian Ministry for Kosovo, Oliver Ivanovic, warns that any police operation in the north, similar to that of 25 July last year, would be a dangerous adventure. Speaking to Serbian media, Ivanovic said that Kosovo police actions would provoke a violent retaliation. Ivanovic said that this situation should be prevented. "This is a dangerous adventure and should be banned. We should all strive, to peacefully solve the problems we have. "Ivanovic expressed confidence in the international community will take appropriate actions to avoid any possible action of the police forces in northern Kosovo. Ivanovic comments come just a day after Deputy Prime Minister of Kosovo, Kuçi, announced a possible operation of the state police in the north, the situation created after the last days there.

Share This Video


Download

  
Report form