Memorandum ndaj evazionit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy javë nga nisja e operacionit kundër informalitetit në ekonomi, kryeministri Edi Rama theksin e vë tek mungesa e ndëshkimit ndaj evazionit në mbi 20 vite. Nuk është luftë kundër biznesit apo qytetarëve, tha kreu i qeverisë. Sipas tij, askush që ka toleruar informaliteti, nuk ka të drejtë të flasë. Kryeministri paralajmëroi edhe ndëshkimin e gjykatësve, të cilët sipas tij, në shumë raste janë bërë palë me shkelësit e ligjit. Deklaratat kryeministri bëri gjatë nënshkrimit të memorandumit mes Ministrisë së Financave, asaj të Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme për të luftuar informalitetin. Memorandumi i bashkëpunimit synon të koordinojë punën e institucioneve për të finalizuar luftën kundër evazionit. Një marrëveshje e tillë bashkëpunimi u nënshkrua edhe në aksionin kundër ndërprerjeve të paligjshme të energjisë, e cila u konsiderua sukses nga qeveria.

Share This Video


Download

  
Report form