Përgjysmohet numri i nxënësve në shkolla - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përgjysmohet numri i nxënësve në shkollaNdërsa të hënën pritet te nise viti i ri shkollor, në Mat vihet re përgjysmim i regjistrimit te nxënësve ne klasat e 10-ta ne krahasim me numrin e atyre qe përfunduan ne qershor ciklin 9-vjeçar. Sipas krerëve te Drejtorisë Arsimore, ulja e numrit të nxënëseve vjen për disa arsye e por ndikim te madh ka pasur largimi i shume familjeve për te kërkuar azil ne vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë si pasojë e uljes së numrit të nxënësve ne gjimnazet e Matit pritet qe te reduktohen klasat dhe stafi pedagogjik.Gjendja e shkollave në DurrësNdërkohe shumë shkolla në qarkun e Durrësin nuk janë në kushte optimale për zhvillimin e mësimit. Për shkak të mungesës se investimeve, në mjaft godina paraqiten probleme të shumta. Ditën e hënë pritet të nise mësimi për 35 700 nxënës ne total, ku 25 mijë janë nxënës të klasave nga e para deri në të nëntën.Romët nuk shkojnë në shkollëKjo është shkolla ?Naim Frasheri? në qytetin e Korçës, shkolle me nxënës të komunitetit rom dhe egjiptiane. Në këtë shkollë, ne regjistra figurojnë çdo vit shkollor 270 nxënës, por gjate vitit nuk vijnë as gjysma e tyre. Drejtori i kësaj shkolle thotë se te gjithë mësuesit kanë nisur punën për t?i bindur prindërit t?i sjellin fëmijët në shkollë. Andrea Dauti , nxënës i klase se peste, tregon se i pëlqen te vije ne shkolle, por thotë se ndihet i paragjykuar.

Share This Video


Download

  
Report form