Monitorim me kamera nxënësve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak jave me pare ne shkollën "Myslym Keta" ne Tirane dy nxënës mbeten te plagosur si pasoje e një sherri me thika. Nga sot nxënësit e kësaj shkolle duhet ta mendojnë dy here nëse bëhen pjese e konflikteve te tilla, pasi e sigurte është qe do te zbulohen ne kohe reale. Kjo sepse ambienti ku ata mësojnë do te mbikëqyret nga kamerat e sigurisë te lidhura me zyrën e drejtoreshës ne mënyre qe reagimi ndaj konflikteve te jete me i shpejte. Vendosja e sistemit te monitorimit me kamera është një projekt qe synon ne një faze te dyte lidhjen e tyre ne mënyre te drejtpërdrejte me policinë. Drejtori i IT ne Bashkinë e Tiranës sqaron se kamerat janë funksionale 24 ore ne dite dhe materiali ruhet për një muaj. Bashkia e Tiranës ka zgjedhur këtë mënyre për t'iu përgjigjur shqetësimit te mësuesve dhe prindërve për sigurinë ne shkollat publike veçanërisht ne arsimin e mesëm. Bashkia ka parashikuar qe sistemi i monitorimit me kamera te vendoset ne 14 shkolla te mesme te kryeqytetit por ende ka një çështje te hapur qe është bashkëpunimi mes policisë se shtetit dhe bashkisë ne mënyrë qe një njësi monitorimi te vendoset pranë Drejtorisë se Policisë se Shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form