Kuvendi, monitorim koncesioneve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimin në buxhet sipas të cilit, kuvendi do të monitorojë koncesionet e reja që do të aprovojë qeveria. Kjo nisëm ka si qëllim mbajtjen nën kontroll, të shpenzimeve që vijnë nga këto koncesione



Teksa Komisioni miratoi nen për nen buxhetin e shtetit, opozita këmbënguli në qëndrimin se përjashtimi nga taksat për 10 vjet të investimeve në turizëm, do të përdoret për pastrim të parave të drogës.




Qeveria pranon se ka dështuar në nismën për të diferencuar çmimin e gazit që marrin qytetarët në ndryshim nga ata që e përdorin për automjete.



Një vit më parë, qeveria tha se gazi që do përdoret për familjarët do të jetë pa akcizë, por mesa duket ky fakt nuk është i reflektuar në treg.



Paralelisht komisioni miratoi që të përjashtojë nga akciza edhe pijet energjike, pasi konsumi i tyre njeh një rritje të konsiderueshme çdo vit, një fakt ky i cili për Partinë Demokratike është një vendim klientelist.

Share This Video


Download

  
Report form