Kerkohet numri grek i Balilit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-14

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë pas shkarkimit të tij si Kreu i Transporteve në Sarandë, prokuroria e krimeve të rënda ka nisur një letërporosi në Greqi për të marrë më shumë informacion mbi Klemend Balilin. Burime pranë organit të akuzës thanë se nga përgjimet ish-kreu i transporteve nuk rezulton si i përfshirë në linjën e narkotrafikut por hetuesit dyshojnë se gjatë gjithë kohës ai ka përdorur një numër celulari Grek. Për këtë autoritetet nuk kanë kompetencë përgjimi ndaj kanë dërguar letërporosi shtetit fqinj për ti vënë në dispozicion dosjen e hetimeve ndaj grupit ku përfshihet dhe Klemend Balili i njohur me pseudonimin Keli. Për këtë procedurë 45 vjecari nuk është shoqëruar por mbajtur në vëzhgim deri në mbërritjen e dosjes dhe letërporosisë së autoriteteve Greke të cilat mund të përfshijnë atë në linjën e narkotrafikut.Por edhe pse duhej të mbahej nën vëzhgim mesa duket Klemend Balili ka arritur të gjejë një mënyrë për ti ikur forcave të rendit ndërkohë që mësohet se ai nuk ka dalë nga Shqipëria.

Share This Video


Download

  
Report form