Tiranë, lagjet që nuk pastrohen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paguajnë rregullisht taksen e pastrimit, por mbeturinat përpiqen t?i largojnë vete. Ky është shqetësimi i qindra familjeve ne zonën pranë kopshtit botanik. Dikur nen administrimin e komunës se Farkës, sot qytetare te Tiranës, keta banore na tregojnë se nuk u ofrohet shërbimi i pastrimit. Koshi me i afërt i mbeturinave është 3 kilometër larg. Ne mungese te kazanëve, banoret i hedhin mbeturinat ne rruge, duke krijuara edhe grumbuj te madh plehrash. Një dite para pastrimit te madh te Tiranës, banoret e kësaj zone nuk janë optimist. Ata kërkojnë zgjidhje përfundimtare, por Administratori i zonës se Farkës deklaron se çështja do te zgjidhet me rinovimin e kontratave te reja me nderrmarjet e pastrimit, proces qe do te ndodhe pas vitit te ri Zonës se Farkës me rreth 34 mije banore, i duhet te dyfishoje numrin e koshave te mbeturinave per te mbuluar me shërbim te gjitha rrugët. Te premten e 4 shtatorit, ne zonën e Farkës do te punojnë per pastrimin e ambienteve rreth 500 punonjës te bashkisë dhe forcave te ushtrisë. Te premten e operacionit te pastrimit banoret e kesaj zone kane vendosur ta bëjnë pushim pasi per ta, kjo është nje pune e përditshme. Nënkryetari i bashkie Arber Mazniku ka drejtuar aksionin per lirimin e hapësirave publike pranë tregut te Medresesë. Numri dy i bashkie deklaroi se nuk do te kete tolerime per asnje subjekt.

Share This Video


Download

  
Report form