http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shpall 62 zona të rrezikshme minerare dhe ndalon zhvillimin e aktivitetit të kërkimit në to. Këto zona shtrihen vetëm në një pjesë të hapësirës nëntokësore mineralmbajtëse të Bulqizës. Ministri i Energjisë dhe Industrisë paralajmëroi ndëshkime ndaj gjithë sipërmarrësve që nuk respektojnë rregullat e sigurisë në miniera. Pasi foli për kaosin dhe shthurjen e krijuar në dhënien e lejeve minerare, sipas tij gjatë qeverisjes së PD-së, Damian Gjiknuri tha se janë revokuar mbi 200 leje ne te cilat u vu re se nuk respektoheshin rregullat teknike. Ministri premtoi se masat e marra do të sjellin rivendosjen e ligjshmërisë në këtë sektor.