130 shkollat e rrethit te Korçës do te mbyllin dyert pa afat duke lënë pa mësim 21 mije nxënës. Drejtues te arsimit pohojnë se shkak janë temperaturat shume te ulëta dhe mungesa e mjeteve ngrohëse ne disa ambiente shkollore. Ndërkohë, ne Fier prej dy ditësh nxënësit e shkollave kane zhvilluar mësim ne temperatura shume te ulëta dhe pa ngrohje. Shkak është bere mungesa e energjisë me te cilën shkollat sigurojnë ngrohjen. Ne këto kushte, një përfaqësi e nxënësve ka protestuar para Bashkise e Prefekturës duke kërkuar marrjen e masave urgjente. Drejtues te shkollës thonë se ne këto kushte është i pamundur zhvillimi i procesit mësimor. Nga ana e saj, Bashkia pohon gjendjen e vështirë ne shkolla dhe justifikohet me mungesën e fondeve për ndërtimin e sistemit te kaldajave.
130 Korca district schools will close their doors indefinitely without learning leaving 21 thousand students. Education leaders say that the cause is very low temperatures and lack of heat in some school settings. Meanwhile, two days Fier school students are learning to develop very low temperature and without heat. Because energy is done with the lack of schools which provide heating. In these conditions, a representation of students protested outside the City Hall of the prefecture demanding urgent measures. School leaders say that in these conditions is impossible to develop the learning process. For its part, the Municipality asserts plight in schools and justified by lack of funds for construction of the boiler system.