Korçë, mbyllen 200 biznese - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E hëna nuk ka qenë një ditë normale punë për shumë biznese në tregun e njohur të minoritetit maqedonas në qytetin e Korçës. 200 dyqane kane ulur qepenat. Shkak është bërë kontrolli i inspektorëve te tatimeve, të cilët kanë marrë masat e para për tregtarët që punojnë pa lëshuar kupon tatimor. Shumë tregtarë, të cilët rrezikojnë konfiskimin e mallit, i janë drejtuar drejtorisë së tatim-taksave ne Kroçe. Ata pranojnë se nuk kanë fatura te origjinës për mallin e tyre, pasi tregtarët e shumicës ku ata blejnë mallin, nuk u japin te tilla. Ndërsa drejtor i shërbimeve pranë drejtorisë së tatimeve në Korçë, shpjegon se nëse tregtarët nuk dokumentojnë faturën e origjinës, malli do t?iu sekuestrohet.Javën e parë të shtatorit, tatimorët e kanë shfrytëzuar për trajnim dhe për ndarjen e detyrave në grupe, ku informuan bizneset për hapat qe duhet të ndiqnin për regjistrimin e bizneseve të tyre.

Share This Video


Download

  
Report form