http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveritë shqiptare njëra pas tjetrës kanë theksuar nevojën e forcimit të shkollave profesionale, por vëmendja reale ndaj tyre duket se ka qenë inekzistente. Tekstet për lëndët e profesionit në këto shkolla mungojnë prej 20 vitesh, ndërsa nxënësit janë të detyruar që të mbajnë shënim gjatë gjithë orës atë që shpjegojnë mësuesit, duke dëmtuar cilësinë. Rënien e cilësisë në përvetësimin e dijeve profesionale për shkak të mungesës së teksteve e pranojnë vetë nxënësit. Adi Laska është nxënës në vitin e dytë dega elektrike në shkollën mekanike në këtë qytet. Çdo ditë ai vjen nga fshati Miras i Devollit me mendimin për të marrë zanatin e elektricistit pasi të ketë mbaruar studimet në këtë shkollë. Por, ai thotë se gjatë gjithë orës së mësimit shkruan dhe nuk pyetet për ato që ka përvetësuar. Pak më e lehtë paraqitet gjendja në shkollën e Gjuhëve të Huaja pasi një pjesë e librave janë siguruar nga ambasadat e akredituara në vendin tonë.