http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lejet koncesionare janë nje nga nga format me te cilen pasuria publike është zhvatur ne mënyre te konsiderueshme. Rasti me tipik është konstatuar ne industrinë minerare, ku per vite me radhe, kompani fantazme kane marre leje nga ministria kane ushtruar aktivitet, por nuk i kane paguar detyrimet shtetit. ndaj ne total ministria e industrisë ka revokuar mbi 160 leje koncesinare, te cilat i kane shkaktuar nje dem buxhetit qe arrin ne miliona leke. Është pikërisht ky kaos i cili ka stimuluar edhe mos repsketimin e kontratave te investimeve, e per rrjedhoje kane shkaktuar dhe vijojnë ende te shkaktojnë viktima ne miniera. Per te parandaluara ketë fenomen negativ qeveria do te miratoje ne shtator ligjin e ri minerar i cili parashikon përmirësim te kushteve. Sipas zyrtareve te ministrisë, qëllimi i ligjit te ri është te kontrolloje me mire këtë sektor, te respektoje afat e investimeve si dhe te parandaloje incidentet tragjike.