Fullani, 2.8 mln $ per qera - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Shpenzimet marramendëse te Bankës se Shqipërisë nuk kanë të ndaluar. Deputeti socialist Erjon Braçe ka publikuar te tjera dokumente të cilat vërtetojnë se që nga viti 2009, Banka qendrore ka shpenzuar plot 2 milion e 800 mijë dollarë vetëm për të marrë me qera disa ambiente të cilat po përdoren gjatë kohës që godina qendrore është në rikonstruksion. Sipas Braçes, në kulmin e krizës ekonomike, Banka e Shqipërisë jo vetëm përdor paratë publike për shpenzime luksi por edhe marrja e ambienteve me qera ka ndodhur në mënyrë abuzive pasi nuk është bërë asnjë tender, por vetëm prokurim i drejtpërdrejtë. Kështu në gusht të 2008-ës guvernatori Fullani nënshkroi një vendim që i jepte të drejtë të blinte dhe të merrte me qera ambiente për bankën duke dalluar vetëm një kompani, pa zhvilluar asnjë garë. Më pas edhe pse kishte parashkruar një fond prej rreth 5 milion dollarësh për blerjen e ambineteve për bankën, ai heq dorë nga blerja, duke vazhduar të marrë më qera të njëjtën godinë që kishte dhe më parë në përdorim nga po e njëjta kompani, duke çuar në fund fare faturën ne 2.8 milion dollarë. Sipas deputetit socialist, kryeministri duhet që të japë llogari se ku është prokurimi i ndershëm elektronik, ndërkohë që guvernatori duhet që të japë dorëheqjen në mënyrë që të kthejë në vend moralin e Bankës së Shqipërisë. Te enjten, deputeti brace beri publik një tjetër vendim te korrikut te këtij viti, i cili parashikon shpenzimin e plot 1.8 milionë eurove për ndërtimin e një dhome te vetme muze brenda bankës. Guvernatori Fullani ndërkohë rezulton si zyrtari me i paguar ne vend, ndërsa milionat qe ai merr si page e renditen edhe nder guvernatorët me te paguar ne bote.

Enormous costs to Bank of Albania does not have to stop. Socialist MP Erion Brace has published other documents which show that since 2009, the Central Bank has spent a full 2 million and 800 thousand dollars just to rent some rooms that are used while central building is under reconstruction. According braces, at the height of the economic crisis, the Bank not only uses public money for luxury expenses but also taking leasehold happened so abusive as there was no tender, but only direct procurement. So in August 2008 Fullani governor signed a decision that gave the right to purchase and renting premises for bank distinguishing only one company, without developing any race. Later though had prescribed a fund of about $ 5 million for the purchase of bank ambineteve he forgo buying, continuing renting the same building that was previously in use by the same company, leading finally we bill $ 2.8 million. According to the Socialist MP, Prime Minister need to give an account of where electronic procurement is fair, while the governor should resign in order to return it to the place the morale of the Bank of Albania. On Thursday, Deputy Public brace made ??another decision of July of this year, which provides full spending 1.8 million euros for the construction of a single room museum inside the bank. G...

Share This Video


Download

  
Report form