http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleati kryesor ne qeverisjes i Edi Rames, Lëvizja Socialiste per Integrim paralajmëron qe aksioni kundër informalitetit te mos perserise gabimet e aksioneve te mëparshme, si ai per energjinë me arrogancën dhe sjelljen përtej kufijve te ligjit te nëpunësve te shtetit. Kryetari i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili deklaron se ne parim aksioni është i mirëpritur, por duhet te korrigjoje gabimet e eksperiencave te mëparshme.?Historia e zbatimit ne terren te nismave te mëdha, te gjera ne Shqipëri ka rezultuar jo ne pak raste, pra nuk kane qene sporadike por kane qene te shpeshta rastet ku ka pasur edhe qëndrime te ashpra përtej atyre qe janë ne kufijtë e ligjit. Nganjëherë ka pasur pse jo edhe arrogance dhe këto ne vend qe ta ndihmojnë e dëmtojnë procesin. Kështu qe këto eksperienca negative te se shkuarës sigurisht duhet te jene një moment delikat, i cili duhet kontrolluar dhe monitoruar nga ministria e financave qe normalisht e udhëheq aksionin, ku besoj qe sikur edhe nje akt i vetëm sikur te verifikohet duhet te konsiderohej si ngjarje e madhe ne mënyrë qe biznesi ne përgjithësi te ndihet i qete.?Ndërkohe qe ne lidhje me mosrealizimin e te ardhurave ne buxhetin e shtetit ne nje nivel prej 160 milion dollarë, Vasili thekson se situate ka nevoje per analize. E sipas Vasilit ndryshimi i politikave fiskale nuk ka pse te jete tabu, veçanërisht kur te ardhurat nuk mblidhen.?Asnjëherë nuk mund te themi qe politika financiare është me e mira, nëse rezultatet na mungojne, sepse këto rezultate qe mungojne do te thotë sasi te rëndësishme parash, te cilat ne radhe te pare do te ishin shume jetike per t?iu dhënë përgjigje disa problemeve veçanërisht ne fushën e çështjeve sociale?.Por pavarësisht këtyre qëndrimeve qe nuk shkojnë ne te njëjtën linje me qeverinë, per Vasilin koalicioni PS -LSI funksionon pa asnjë problem.?Ka nje përgjigje per funksionimin, u konstituan te gjithë këshillat bashkiake ne te gjithe vendin dhe ju e pate qe koherenca e votës ne te gjithë territorin ishte një koherenca qe fliste vete. Ne rast se do te kishte nje ceshtje LSI-PS ja ku ishte prova.?