http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse po përballet me kritika te Agjencive Ndërkombëtare per dhunën e ushtruar ndaj emigranteve ne kufirin me Greqinë, Maqedonia mbrojti mënyrën e menaxhimit te krizës. Ketë e beri përmes ministrit te Jashtëm, Nikola Poposki, i cili i deklaroi për BBC-ne se emigrantet nuk janë keqtrajtuar. Sipas tij, qeverise i duhej te vepronte duke marre masa per sigurinë, pasi ne Maqedoni mbërrijnë çdo dite 3500 emigrante, shumica nga Lindja e Mesme. Por organizata Amnesty International ka deklaruar se emigrantet janë trajtuar me shume si protestues se sa si refugjate. Popovski tha se nuk kishte pare pamje te refugjateve qe keqtrajtoheshin, por foli per nje ndërhyrje, pasi situata u përkeqësua ne mënyre dramatike. ?Ne ditët e fundit ka pasur nje rritje dramatike te fluksit te emigranteve dhe kjo nuk është diçka e zakonshme per nje shtet me dy milionë banore. Ne duhet te riforcojme kontrollin e hyrjes se paligjshme ne territorin e Maqedonisë?, u shpreh ministri. Edhe UNHC ka shprehur shqetësim per gjendjen e emigranteve dhe ka kërkuar qe Maqedonia te mos mbylle me kufijtë. Kriza e refugjateve ne Maqedoni ishte edhe ne qendër te nje bashkëbisedimi telefonik mes kryeministrit Gruevski dhe homologut serb Vucic. Ata diskutuan per hapat koordinuese qe do te ndërmerren nga dy qeveritë. Dy shefat e qeverive do te takohen ditet ne vijim per te diskutuar këtë çështje.