Hahn dënon dhunën në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-14

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Protestat e dhunshme te dy ditëve te fundit ne Maqedoni kane shqetësuar BE, qe përsërit apelet per qetësimin e situatës. Komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn u ka drejtuar nje tjetër thirrje liderëve politike dhe qytetareve qe ta zgjidhin krizën vetëm me mjete politike. Hahn shkroi ne Twitter se është përgjegjësi e politikaneve, qe te kthehen ne tryezën e negociatave. Situata ne Maqedoni është tensionuar pas vendimit te presidentit Ivanov per ndërprerjen e hetimeve kundër politikaneve qe hetohen per falsifikim zgjedhjesh dhe krime te tjera. Protestuesit sulmuan zyrën e presidentit ne qendër te kryeqytetit Shkup. Nje pjese te saj iu vu zjarri, ndersa u thyen xhama dhe u dëmtuan mobilie. Dëmtime ka pesuar edhe ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë.Gjate përplasjeve me policinë u lënduan disa persona. Ndersa presidenti Ivanov nuk ka pranuar këshillën e ambasadorit amerikan per te rishikuar vendimin, mediat raportojnë se kryediplomati i SHBA dhe ai i BE ne Shkup kane kërkuar takim me kreun e shtetit. Me nje gjuhe te drejtpërdrejte ata jane shprehur se ky vendim do t?u mohojë drejtësinë qytetarëve të Maqedonisë.

Share This Video


Download

  
Report form