http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nxënësit shqiptarë në Ulqin të Malit të Zi, duke nisur nga viti i ri shkollor do të mund të mësojnë gjuhen shqipe me Abetaren e unifikuar. Gjatë vizitës në këtë komunë, kreu i Kuvendit Ilir Meta, tha se mësimi i gjuhës amtare me një abetare unike, është tregues i vëmendjes që Tirana zyrtare i jep shqiptarëve përtej kufijve. Gjatë qëndrimit në vendin fqinj, kryeparlamentari vizitoi edhe Panairin e 15-të të Librit. Meta u shpreh se Shqipëria do të shtojë përpjekjet për zhvillimin infrastrukturor dhe bashkëpunimin ekomomik mes dy vendeve.