VMRO akuza Shqipërisë: Po imponon gjuhën shqipe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas paktit mes LSDM-së dhe BDI-së, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski VMRO-DPMNE ka publikuar një komunikatë ku kundërshton tërësisht veprimet e fundit të partisë shqiptare. Kjo sipas VMRO-së është një përpjekje për të injoruar vullnetin e shumicës së maqedonasve, por dhe pjesëtarëve të bashkësive të tjera etnike pjesë e koalicionit. Sikurse raporton Zhurnal, në njoftimin për shtyp thuhet se ?realizimi i platformës nga Tirana zyrtare dhe përpjekjet për të imponuar gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, paraqet një ripërcaktim të Republikës së Maqedonisë, që bie në kundërshtim me karakterin multi-etik të shtetit?. VMRO akuzon BDI se ka prishur rregullin e koalicionit të partive fituese mes bllokut maqedonas dhe atij shqiptar, pa marrë parasysh nëse BDI do të bëjë ose jo qeveri me LSDM-në.

Share This Video


Download

  
Report form