Formula e re e pronave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji i ri i kthimit dhe kompensimit të pronave do të zgjidhë njëherë e mirë çështjen e pronësisë. Amullia e shkaktuar në dekada nga ngërçi i krijuar jo vetëm ka penalizuar ish-pronarët, por po kthehet çdo vit në një kërcënim edhe për buxhetin e shtetit. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtuesja e agjencisë së kthimit të pronave, Sonila Qato, thotë se fatura financiare e kompensimit shkon në 50 milionë dollarë ne vit. Qato shpjegon se për herë të parë shteti vë në dispozicion një fond fizik me pronat e veta, ku pronarët do t?i marrin përmes ankandit. Formula e re e llogaritjes së kompensimit mbledh vlerën e tokës në momentin që ka qënë në pronësi të ish-pronarit, plus vlerën që kjo tokë ka sot ku si referencë merret harta e tokës e miratuar në 2012-ën. Por grupet e interesit e kundërshtojnë këtë formulë, pasi pjesa më e madhe nuk merr çmimin që i takon. Përveç 26 mijë pronarëve, të cilët kanë në dorë një vendim të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, ligji i ri shtyn edhe 6 muaj afatin për të bërë kërkesë për kthimin e pronës, për të gjithë ata pronarë të cilët nuk kanë kërkuar më parë të drejtën e tyre. Ish-pronarët e kundërshtojnë me forcë këtë ligj pasi sipas tyre, shteti po vjedh atë që i takon. E gjitha ka të bëjë me tokat të cilat sot ndodhen në zonat urbane dhe shiten me vlera të konsiderusheme, por ky ligj i njeh si toka bujqësore për shkak të statusit që kanë patur dikur.

Share This Video


Download

  
Report form