http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë 61 mandatet e Këshilli Bashkiak të Tiranës, që shpërndahen me këtë vendim të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve. 42 i përkasin koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe 19 për koalicionin e djathtë. Megjithatë, vendimi nuk është përfundimtar. Ligji lejon partitë garuese në zgjedhje, ta ankimojnë atë. Për Tiranën, nuk pritet të ketë ankimim. Të gjithë janë koshient për votën e 21 qershorit. Një mbledhje e zakonshme kjo e KQZ këtë të enjte, por që risolli paqe mes përfaqësuesve te dy partive kryesore politike, që për muaj të tërë kanë debatuar, madje në shumë raste ashpër me njëri-tjetrin.