Këshilli Bashkiak, Dalipi: Shtyjmë aktin pa votim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Miratimi i projektvendimit per Terminalin e pasagjereve ne kryeqytet eshte shtyre pa afat. Keshilli Bashkiak e ka marre kete vendim pasi me heret u perfshi nga debatet mes anetareve te djathte dhe atyre te majte. Mazhoranca deklaroi se projekti per terminalin ka probleme juridike si dhe pronësia e truallit eshte e paqarte. Por, te djathtet i kane cilësuar keto argumente si politike. Debati per terminalin ka sjelle edhe akuza personale mes anëtarëve, duke bere qe kreu i keshillit bashkiak Aldrin Dalipi te kerkoje ngritjen e nje komisioni etike. Pavarësisht debateve qe shoqeroi çdo pike te rendit te dites, Keshilli arriti te miratoje statusin e ri Klubit te Futbollit "Tirana". Këshilltaret e LSI, por edhe nje pjese e këshilltarëve te majte kane dhene voten pro. Kunder ketij vendimi votoi kreu i grupit te te majteve Gent Gazheli, por statusi i ri u miratoi me 33 vota. Nepermjet ketij vendimi "Tirana" kthehet ne nje shoqeri aksionere, ku 66 per qind te aksioneve i shkojne privatit dhe 33 perqind Bashkise se Tiranes. Vendimi eshte pritur me entuziazëm nga tifozet e klubit te cilet ishin mbeldhur jashte Bashkise se Tiranes qe ne fillim te mbledhjes, duke qendruar aty deri afer mesnatës kur edhe u mor vendimi.

Share This Video


Download

  
Report form