http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërpret punimet e rrugës dhe ikën pa paguar kontraktoret. Firma greke ?Aktor?, fituese e tenderit ne ndërtimin e autostradës Tirane - Elbasan, ka lënë ne gjysme projektin dhe pa dhëne asnjë sqarim zyrtar ka tërhequr mjetet nga vendi i punës. Përballë këtij fakti, sipërmarrësit shqiptare kane tentuar te vene vetëdrejtesi per likuidimin financiar nga firma, pasi thonë se kane dy vjet pa u shlyer për shërbimet e ofruara. Ata bllokuan rrugën, duke mos lejuar largimin e mjeteve ndërtuese. Sipërmarrësit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, ndërsa thonë se janë taksapagues te rregullt e s?kanë pse vuajnë një situate te tille. Te kontaktuar nga Vizion Plus për ketë problem, Ministria e Transporteve, nuk ka një reagim rreth kësaj situate. Ndërkohe, mësohet se firma ?Aktor?, po i transferon mjetet drejt një investimi të ri në shtetin e Maqedonisë.