Problemet e nxehta me Greqinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një periudhë shumë të vështirë ekonomike, diplomacia greke për rajonin dhe në mënyrë të veçantë për Shqipërinë, mbetet aktive. Mbrëmjen e të martës, në Tiranë mbërrin ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili do të takohet me krerët e larët të shtetit shqiptar dhe politikës. Mëngjesin e së mërkurës, ministri Kotzias do të pritet nga homologu shqiptar Ditmir Bushati. Pas një takimi kokë më kokë, dy ministrat e jashtëm do të dalin para mediave në një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas, në orën 11:40 shefi i diplomacisë greke do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Në vijim të axhendës zyrtare, ministri Kotzias do të takohet me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe Presidentin e Republikës Bujar Nishani. Takimi i fundit do të jetë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Çështjet problematike, mes dy vendeve do të jenë pjesë e diskutimeve të ministrit të jashtëm Helen me zyrtarët më të lartë shqiptarë.Përcaktimi i kufirit detar mes dy vendeve, do të jetë një ndër temat kryesore që do të diskutohen. Vendimi i Gjykatës Kushtetutës, e cila rrëzoi si antikushtetuese marrëveshjen për vendosjen e vijës ndarëse kufitare, detyron rihapjen e diskutimit. Mësohet se palët nuk kanë asnjë draft të përgatitur, që mund të jetë pjesë e diskutimeve. Po ashtu, nuk ka as edhe një grup ekspertësh, që mund të punojnë mbi këtë çështje. Një tjetër temë e nxehte është Abrogimi i Ligjit të Luftës me Shqipërisë. Kjo pikë, është e lidhur direkt edhe me objektin tjetër të bisedimeve që ministri i Jashtëm grek do të ketë me krerët e shtetit shqiptar, zgjidhjen e çështjes e pronave në Republikën e Greqisë, të popullsisë çame. Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, marrëdhëniet dypalëshe, shkëmbimet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, do të jetë pjesë e diskutimeve të tjera , gjatë takimeve zyrtare të ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Share This Video


Download

  
Report form