https://www.facebook.com/vizionplustvpage
http://www.twitter.com/VizionPlusTv
http://www.vizionplus.tv
Katër qarqe pritet te sjellin garën me te nxehte ne zgjedhjet e 23 qershorit, për shkak se dy koalicionet aty mund te bëjnë diferencën me një mandate me shume sesa kane marre ne zgjedhjet e kaluara.
FIERI Ruhet mandati i 6 i PD apo 10 për PS?
ANDUEL XHINDI, PS - MYSLIM MURRIZI, PD
Nëse e djathta ruan në Fier këtë kuotë votash dhe shton votat e PDK dhe LZHK, ja arrin të marrë 7 mandate, nga 6 që mori në 2009-ën. Por e Majta duket se në letër e ka më të lehtë. Mjafton të shtojë vetëm 0.3 % vota, që të sigurojë mandatin e 10-të.
ELBASAN Ruhet mandati i 7 i PD apo 7 për PS?
ARBEN KAMAMI, PS - AUREL BYLYKBASHI, PD
Në Elbasan i vetmi faktor që punon kundër shtesës prej 320 votash që i duhet Koalicionit të Majtë për të fituar një mandat shtesë, është kandidati i AK-së. Ndërkohë Koalicioni i Djathtë ka një problem të madh në mbrojtjen e mandateve të 2009-ës, sepse kandidati i FRD-së Artin Kovaci gëzon mbështetje duke përfituar vota të djathta.
BERAT Ruhet mandati i 4 i PD apo 6 për PS?
STAVRI CECA PS - MEHMET XHEKA PD
Në Berat, Koalicionit të Majtë i duhen një shtesë prej vetëm 170 votash. Por afrimi i PS me LSI pritet ti japë më shumë shanse opozitës, të thellojë avantazhin në rezultat qarku, e po kështu në nivel kombëtar.
TIRANE Ruhet mandati i 16 i PD apo 17 për PS?
ENKELEJDA SHKRELI PS - TRITAN SHEHU PD
Në Tiranë, ku një lëvizje neto prej 784 votash i siguron Koalicionit të Majtë mandatin e 17-të, FRD-ja dhe kandidimi i Bamir Topit pritet ta ulë peshën specifike të Koalicionit të Djathtë.
Qarqet e tjera, pavarësisht se numrat tregojnë se janë më të vështira për t'u ndryshuar, mund të kenë gara dhe histori lokale por duken larg parashikimeve për të vendosur fatin e zgjedhjeve.