Eurosamiti për Greqinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht se Këshilli Europian i 28 vendeve anëtare anuloi samitin për Greqinë, zyrtaret e lartë në Bruksel vijojnë të mbeten të angazhuar për të rënë në konsensus lidhur me mbështetjen e Athinës. Sikurse njoftoi presidenti i këshillit Tusk, bisedimet vijojnë në një nivel më të ulët. Në Bruksel mbahet vetëm eurosamiti, në të cilin marrin pjesë krerët e shteteve të eurozonës. Ndërkohë Reuters qe ka siguruar nje ekstrakt te propozimeve te eurogrupit për Greqinë, shkruan se kërkohen nga Athina reforma ne sistemin e taksave, pensioneve dhe administratën publike. Në qendër të këtyre diskutimeve është dhe propozimi i ministrit gjerman të financave, për të nxjerrë përkohësisht Greqinë nga eurozona. Nga ana tjetër në Athinë, burime të qeverisë thonë se kjo gjë nuk i frikëson. Takimi i eurosamtit mbahet në orën 16 me atë lokale.

Share This Video


Download

  
Report form