Tërbohen serbët: Ky është skandal - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Gjykatës se Arbitrazhit Sportiv qe i dha tre pike ne tavoline kombëtares kuqezi, ka rene si bombe ne shtypin serb. Me i ashpër ishte qëndrimi i gazetës ?Kurir?, qe e cilëson këtë një skandal. Gazeta përmend incidentin me dron ne fushën e blerte qe ishte një provokim per serbet. E shtuna e 11 korrikut do te jete dita kur futbolli serb dhe botëror te marre nje shuplake, pasi sipas disa mediave ne Danimarke, Gjykata ne Lozane do ta anuloje vendimin thekson ?Kurir?. ?B92? kujton gjithashtu zbritjen e dronit ne stadium dhe vendimin per dhënien e fitores per Shqipërinë. Agjencia ?Tanjug? i referohet lajmit te dhëne nga Federata Shqiptare se Gjykata i dha Shqipërisë tre piket dhe thekson se nga Federata Serbe e Futbollit, nuk ka ende nje koment. Mediat serbe përmendin te gjitha postimin ne Twitter te kryeministrit Rama, qe shkruan se drejtësia u vu ne vend. ?Blic? thekson se ky ishte nje vendim i pabesueshëm, se Gjykata e Arbitrazhit favorizoi miqtë. Komentet ne mediat kosovare kane qene krejt te ndryshme, pasi ato njëzëri theksojnë se drejtësia fitoi. Gazeta ?Zëri? shkruan se ky ishte nje lajm fantastik, ndërsa agjencia ?Telegrafi? përmend edhe entuziazmin me te cilin është pritur lajmi nga te gjithë shqiptaret. Lajmi beri jehone edhe ne mediat ndërkombëtare. ?Zëri i Amerikës? flet per përmbysjen e vendimeve te UEFA-s dhe dhunën e ushtruar nga tifozët serbe ndaj futbollisteve shqiptare. ?Associated Press? njofton vendimin per trepikëshin dhe përmend gjithashtu incidentin me dronin.

Share This Video


Download

  
Report form