Pritje për festen e SHBA-së, LU: Ky është koncerti im i fundit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasada e Shteteve te Bashkuara organizoi pritjen me rastin e festes kombëtare. Donald Lu përcolli dhe një mesazh për të pranishmit duke lënë te kuptohet se ishte i fundit nga pozita e kreut te Selisë Diplomatike Amerikane ne Tirane.



Donald Lu: ?Meqë ky është koncerti im i fundit për Ditën e Pavarësisë me ju, më lejoni të them se ka qenë një nder shumë i madh që e kam bërë këtë udhëtim me ju.?



Nga ana tjetër Shefi i zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën amerikane Ryan Roberts shpjegoi temën e përzgjedhur për koncertin e këtij viti.



?Jemi shumë të emocionuar që organizojmë mbrëmjen e sotme. Është një koncert, quajtur Red, White & Blues, me performanca nga Eugent Bushpepa, Kamela Islamaj dhe Anxhela Peristeri dhe muzikantët e tyre fantastikë. Kur shikon temën ? Red, White & Blues ? flasim për patriotizmin e Shteteve të Bashkuara, por flasim edhe për muzikën e madhe blues. Për cilindo që di diçka mbi muzikën blues, është stili muzikor tipik amerikan dhe prek çdo lloj muzike në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm bluz, jo vetëm xhaz, por edhe rock, edhe swing, edhe muzikën country edhe atë folk.



Këngëtarët Eugent Bushpepa, Kamela Islamaj dhe Anxhela Peristeri interpretuan disa prej këngëve te njohura amerikane.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS