http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste ka festuar ketë te hëne 24 vjetorin e themelimit te saj, feste kjo qe behet akoma me e veçante pas fitores se te majtës ne zgjedhjet vendore te 21 qershorit. Ne ceremoninë ne ambientet e teatrit kombëtar kryeministri Edi Rama shfrytëzoi rastin te falënderonte te gjithë aleatet pjese e koalicionit fitues. Kryeministri shprehu keqardhjen edhe per ata qe nuk i ishin përgjigjur ftesës per përvjetorin 24 te Partisë Socialiste dhe mes tyre ishte edhe lideri i opozitës Lulzim Basha. Rama foli për nevojën e një prezence me te madhe te te rinjve me qellim projektimin e te ardhmes. kryeministri falënderoi edhe ata qe kontribuuan ne ndërtimin e partisë, por qe nuk ishin prezent ne ceremoni.