http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre ditë para zgjedhjeve lokale, një tjetër incident është shënuar në Elbasan. Sipas policisë, rreth orës 20:30 të së enjtes, tre persona të armatosur kanë kërcënuar familjarët e Xhevdet Mustafaj një prej aktivistëve të Partisë Demokratike. Vetë Mustafaj tregon se agresorët hynë me forcë në shtëpi; pasi u kane drejtuar armët, ata i kanë thënë familjarëve se për cilin duhet të votojnë nëse, nuk donin të kishin probleme. Incidenti ka shqetësuar edhe selinë blu në Tiranë. Kreu i PD Lulzim Basha ishte në shtëpinë e Xhevdet Mustafajt. Por deputeti i PS Taulant Balla, tha se ngjarja ishte thjesht pasoje e një konflikti mes dy familjeve. Policia ka marrë dëshmitë e familjarëve, por ende nuk ka identifikuar kërcënuesit.