Veliaj: Në bixhoz harxhohen më shumë lek se buxheti ynë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, mbyllja e të gjitha lojërave të fatit dhe basteve pranë zonave të populluara është vendimi i duhur.Teksa inauguroi terrenet sportive në shkollën ?Kongresi i Manastirit? në Kombinat, Veliaj lëshoi edhe një apel për prindërit që të nxisin fëmijët të merren me aktivitete sportive.?Një nga gjërat më të mira që është vendosur këtë vit dhe që hyn në fuqi në datën 1 janar është mbyllja e të gjitha pikave të basteve, bingove dhe kazinove. E di që mund të jetë 1 në 100 burra që është mërzitur, por ju garantoj se 100% e grave dhe fëmijëve janë gëzuar sepse do ta kenë babin më shumë në shtëpi dhe më rrallë me lacat e lagjes, duke lënë lekët në baste. Jam i bindur që Tirana del shumë e fituar nga kjo punë?.Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se mbyllja e pikave të basteve do të ketë një impakt pozitiv në familjet shqiptare.?Kemi bërë një llogari: në pikat e basteve harxhohen më shumë para se sa i gjithë buxheti i bashkisë. Duke mbyllur pikat e basteve paratë që ngelen shkojnë për familjen. Kështu, nesër regjistron fëmijën në një kurs sportiv, në piano apo violinë, e çon në një aktivitet, ekskursion, i blen një biletë për kinema, për teatër, i bën një abonim në bibliotekë, i blen rroba të reja sportive. Me mbylljen e pikave të basteve, çdo baba që është liruar nga ato dy orë ndeshje, ka mundësi që të sjellë fëmijën në një aktivitet sportiv, që mund të bëhet kampion për Tiranën tonë?.Investime të tilla sipas Veliajt janë një mundësi për të edukuar fëmijët, duke i nxitur që të lenë kafenetë e pikat e basteve dhe të merren me sport.

Share This Video


Download

  
Report form