http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ata janë motër e vëlla. Pianistët e rinj Ami dhe Johan Muka kanë dhuruar emocione të shumta mbrëmjen e së hënës në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Ky koncert pianistik nuk foli vetëm me gjuhën klasike të kompozitorëve Bah dhe Moxart, por edhe me tingujt e John Legend apo Ed Sheran. Nuk munguan as sonatat, valse apo vallja shqiptare. Edhe pse shumë të rinj, Ami dhe Johani premtojnë shumë në botën e muzikës. Mësimet e para i kanë marrë që në klasë të parë dhe deri më tani kanë shkëlqyer në konkurset kombëtare si ?pianisti i ri? dhe ?duete pianistike?. Jo pak herë ata kanë performuar në piano të dy bashkë. Ky ishte koncerti i dytë recital i përbashkët për Amin dhe Johanin, të cilët me siguri nuk do të ndalen këtu pas emocionove dhe duartrokitjeve të publikut në koncertet ?hapësirë evropiane? dhe ?tingujt e paqes?.