Mbështetësit e Bojaxhiut, maratonë tek diga - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vrapim i gjate në parkun e liqenit, ishte forma e protestës që grupimi ?ne Tirana? bëri për t?u shprehur kundër planeve të ndërtimeve shumëkatëshe pranë digës së liqenit. Ne maratonën për parkun morën pjese më shumë se 100 persona, të cilët mbeshtesin kandidaturën e Gjergj Bojaxhiut për Bashkinë e Tiranës. Kandidati i pavarur u bëri thirrje qytetarëve që të mos i besojnë më partive, të cilat kanë shitur parqet për të bërë biznese vetjake dhe premtoi se, nëse ai do të zgjidhet kryebashkiak do të anulojë të gjitha planet për të ndërtuar në këtë zonë. Bojaxhiu u kërkoi banorëve që të japin këtë herë një votë revolte e të ndalojnë qeveritarët të tjetërsojnë hapësirat publike.

Share This Video


Download

  
Report form