“Protestë maratonë e opozitës” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleatet e Partisë Demokratike gjykojnë se protesta e 18 shkurtit nuk duhet te jete e vetme dhe presioni mbi qeverinë per zgjedhje te lira e te ndershme, nuk duhet te mbaroje te shtunën. Edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar, brenda kampit opozitar tashme prej ditësh po diskutohet skenari qe protestuesit te qëndrojnë ne bulevard, deri ne reagimin e maxhorances ide kjo qe duket se ka mbështetjen e kryerepublikanit Fatmir Mediu.?Unë mendoj nëse opozita do te jete e siperfaqshme qe te shkoje para qytetareve, te flasë disa fjale e pastaj këtu mbaron çdo gje, per te menduar se kush do te jete pastaj protesta e ardhshme, unë mendoj se kjo nuk do te kete vlerën qe duhet te ketë. Është shume e rëndësishme qe te ketë nje seri marrëdhëniesh dhe aktivitetesh për te ushtruar presionin maksimal mbi qeverisjen, por njëkohësisht edhe per te bere te mundur edhe nje ndërgjegjësim te shoqërisë shqiptare e te faktorit ndërkombëtar per situatën e papranueshme ne vend. Kush jane mënyrat dhe format e organizimit te saj ngelet per t?u diskutuar, ne Partine Demokratike dhe ne tryezën e gjere te opozitës.?Edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka thekson se do te mbështesë çdo vendim te opozitës, por e rëndësishme është qe reagimi te vije nga qytetaret.?Natyrisht ky vendim nuk mund te merret apriori thjesht sepse ke dëshire te qëndrosh, por merret kur shihet realisht qe ka një reagim ndaj qeverisjes dhe kjo me shume se sa politike duhet te burojë nga kërkesat qe ka vete populli ne përgjithësi. Nëse populli ne përgjithësi i bashkohet kësaj proteste pa ngjyra politike, pra nëse ekonomia e dobët i rendon te gjithë shqiptaret dhe nëse zgjedhjet e lira dhe te ndershme gjykohen qe janë ne dobi te te gjithë shqiptareve, atëherë nuk ka asgjë te keqe qe protesta te vazhdoje edhe me gjate.?Te dy aleatet gjykojnë se protesta përtej kërkesës per zgjedhje te lira e te ndershme duhet te përfshije edhe shqetësimin per krimin e organizuar e korrupsionin, por edhe per situatën e vështire ekonomike, e cila prek veçanërisht shtresat e varfra.

Share This Video


Download

  
Report form