http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike do t?i drejtohet zyrtarisht kontrollit te larte te shtetit per te audituar procesin e pranimeve ne universitete. Kjo është bere e ditur nga kreu i PD Lulzim Basha, gjate nje takimi me maturante ne Diber, takim nga i cili, Basha iu ka kërkuar rektoreve te mos e certifikojnë këtë proces.Lulzim Basha: Nuk duan t?ia dinë, nuk iu bëhet vonë se në çdo vend normal në qoftë se do të kishte ndodhur skandali që ka ndodhur këto 48 orë, minimumi ministri i arsimit do të ishte larguar. Ne do të hedhim disa hapa konkretë në mbështetjen tuaj. Ne do të çojmë një grup deputetësh në agjencinë kombëtare të provimeve për të parë konkretisht çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pse ka ndodhur. Unë i kam bërë thirrje publikisht dhe nesër do t?ia bëjë zyrtarisht kontrollit të lartë të shtetit të nisë menjëherë auditimin. Thirrje rektorëve të universiteteve që qeveria dëshiron t?i shtijë në dorë me këtë sistemin e bordit të administrimit të mos pranojnë, të mos certifikojnë këtë krim.Basha ka premtuar se me ardhjen ne pushtet te PD askujt nuk do t?i mohohet e drejta per te studiuar.Lulzim Basha: Me ardhjen tonë në pushtet mbështetje të padiskutueshme, të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për çdo të ri dhe të re që dëshiron të studiojë duke i krijuar mundësi aty ku mundemi, afër shtëpisë së tyre, siç është filiali i Peshkopisë dhe kudo ku ka universitete publike. Çdo student apo studente do të mundë të studiojë me një tarifë të përballueshme, të subvencionuar në raste të caktuara nga shtetit. Askujt nuk do t?i mohohet e drejta për të studiuar.Ndërsa kandidati Shehu ka premtuar se ne rast se fiton ne 11 shtator, do të ngrihet një fond ekselenceSherefedin Shehu: Bashkia do të ketë edhe një fond që ekselencën që këtu në nivelin e ekselencës së mesme. Por nga ana tjetër do të mbështesim nxënësit në nevojë, sidomos kur të vijë radha për të shkuar në universitet siç jeni ju, që ata që kanë nevojë të mos pengohen për arsye ekonomike për të shkuar në shkollë.Kandidati shehu ka vizituar edhe fshatrat e Brezhdan, Ushtencë dhe komunën Sllovë, ku është takuar me socialiste qe kane vendosur te votojnë per PD.