Fiqiri Ismaili nën hetim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 29

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procedohet penalisht nen akuzën e blerjes se votave kryetari i Bashkisë se Vorës Fiqir Ismaili. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga policia, e cila bën me dije se veprimet jane ndërmarre pas grumbullimit te provave. Kryetari aktual i Bashkisë se Vorës Fiqiri Ismaili është kandidat i koalicionit te djathte per zgjedhjet e 21 qershorit. Burime zyrtare te policisë konfirmojnë se, kryebashkiaku Fiqiri Ismaili u ka dhëne nga 10 mije leke te reja dy personave me qellim qe me 21 qershor te votojnë per te. Shuma e parave i është dhënë 45-vjeçarit me inicialet B.S dhe 49-vjeçarit SH.B ne ambientet e zyrës se firmës se tij ?Agro Blend? ne Vore. Sipas njoftimit zyrtar te Policisë se Tiranës, kryetari i Bashkisë se Vorës është duke u hetuar ne gjendje te lire per akuzat e blerjes se votës, ndërkohe qe materialet i kane kaluar Prokurorisë se Tiranës, e cila do te kryeje te tjera veprime hetimore. Ditet fundit partia demokratike dhe Lëvizja Socialiste per Integrim kane shkëmbyer akuza te forta per shitblerje votash ne Bashkinë e Vorës.

Share This Video


Download

  
Report form