Serveri, 5 gardiste nen hetim - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 5

Krahas inxhinierit te rrjetit kompjuterik në kryeministri, Armando Kasaj, Prokuroria ka marre nen hetim për fshirjen e pamjeve te 21 Janarit nga serveri qendror edhe 5 persona te tjerë, punonjës te Gardës së Republikës. Ata janë Bledar Lika, Ervina Osmani, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj dhe Arben Shkodra. Burime nga njësia task-force e Prokurorisë se Tiranes kane bërë të ditur për "Vizion Plus" se së shpejti pese punonjësit e mësipërm do te merren ne pyetje ne cilësinë e personit nen hetim. Fillimisht Prokuroria akuzoi për këtë ngjarje vetëm inxhinierin Kasaj, por ky i fundit gjate deklarimeve te tij ka theksuar se nuk ka qenë ai personi që e ka fshirë serverin, pasi akses në rrjetin kompjuterik kanë pasur edhe disa persona të tjerë. Sipas dëshmisë së Kasajt, katër punonjësit e gardës dhe drejtori i tyre, Arben Shkodra, kanë qëndruar mbrëmjen e 21 Janarit duke u gdhire 22 janari në ambientet e kryeministrisë. Pak kohe me pare, gjate rivlerësimit te masës se sigurisë në Gjykatën e Apelit, avokati mbrojtës i të arrestuarit Armand Kasaj, Ilir Murati, tha se klienti i tij nuk ishte implikuar në asnjë vepër penale, pasi ai ka bërë vetëm kopjimin e filmimeve me kërkesë të gardistes Ervina Osmani dhe më pas në orën 23:00 te datës 21 Janar, është larguar për në banesën e tij. Pas ikjes se Kasajt, drejtori Arben Shkodra ua ka lënë ne administrim zyrën ku ndodhej serveri shtetasve Ervina Osmani dhe Ervin Lelaj. Këta të fundit e kanë marrë në dorëzim atë nga ora 23:00 deri në mëngjes, kohe gjate te cilës nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur në serverin e kryeministrisë.

Along the network engineer at Prime Computer, Armando THIS Prosecution was taken under investigation for erasing the image of 21 January from the central server and five other persons, members of the Republican Guard. They are Bledar Lika, ervina Osmani, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj and Arben Shkodra. Sources from the task force unit of the Prosecutor of Tirana have made ??known to the "Vision Plus" shortly preceding five employees will be questioned on the quality of the person under investigation. The prosecution initially charged for this event only the engineer to this, but the latter during his statements said that he was not the person has deleted the server, as access to computer networks have also had several other persons. According to testimony to this, four employees of the Guard and their director Arben Shkodra, stayed the night of January 21 January 22 Watching the premises of the prime minister. Shortly before, during reassessment of security measure in the Court of Appeal, the detainee's lawyer Armand THIS, Ilir Murad, said his client was not implicated in any criminal offense, as he has done just copying the footage on request the gardistes ervina Osmani and then at 23:00 the date 21 January, moved to his apartment. After drain THIS, director Arben Shkodra has left them in the administration office where the server citizens and Ervin Lelaj ervina Osmani. The latte...

Share This Video


Download

  
Report form