http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria po heton një numër te konsiderueshëm zyrtaresh te larte për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Kjo behet e ditur nga burime te organit te akuzës, qe konfirmojnë se janë duke hetuar drejtues te niveleve te ndryshme dhe se shpejti disa prej tyre do te përfundojnë edhe ne pranga. E ndërsa hetimet vijojnë, prokuroria i ka lëne nje jave kohe tre deputeteve Astrit Veliaj, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka per t?u njohur me materialet hetimore. Vetëm pas kësaj, dosjet pritet t?i përcillen Gjykatës se Larte e cila është kompetente për gjykimin e tyre. Mësohet se tre deputetet janë paraqitur ne Prokurori nje dite me pare se bashku me avokatet e tyre ku nga prokuroret u është njoftuar akuza dhe u jane vene ne dispozicion provat.Me pas organi i akuzës beri publik edhe marrje e tyre te pandehur. Dy deputet Astrit Velija dhe Arben Ndoka kane zgjedhur si mbrojtës avokatin Ardian Visha ndërsa deputeti Pjerin Ndreu, Maks Ostrenin. Per dy deputet Ndoka dhe Ndreu, strategjia e mbrojtjes është te rrezoje akuzën e goditjes për shkak te detyrës duke kërkuar ne seance thirrjen e nje numri te konsideruar deputetesh ne cilësinë e dëshmitareve. Sipas Prokurorisë, hetimet per tre deputetet kishin nisur disa muaj me pare pas kallëzimeve qe janë bere nga kryetari i grupit te Partisë Demokratike Edi Paloka për dy deputetet Ndoka dhe Ndreu si dhe kallëzimin e një shtetaseje nga Fieri për deputetin Veliaj. Vetëm pak muaj me pare, kryeprokurori Llalla deklaroi se do kishte arrestime te atyre niveleve qe do te ndikonin edhe ne fatin e vendit.Por duket se vënia nen akuze e tre deputeteve dhe hetimet për zyrtare te larte nuk kane te bëjnë me këtë deklarate. Ndaj te gjithë janë ne pritje te Prokurorisë, derisa ajo te përmbushe premtimin e numrit një te saj.