http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Europian po vëzhgon me vëmendje të posaçme procesin zgjedhor në Shqipëri dhe zhvillimet qe do të pasojnë. Brukseli pret nga institucionet shqiptare dhe ne veçanti nga partitë politike që zgjedhjet e 21 qershorit të zhvillohen në linjë me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE-ODIHRIT. Ky është qëndrimi i shprehur për Vizion Plus përmes një komunikimi me e-mail nga zëdhënësja e Komisionit Europian Anka Paduraru, që i rikujton edhe njëherë paleve politike procesin e dekriminalizimit.?Me miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor, në kuadër të ndarjes së re administrativo-territoriale, kuadri ligjor në fuqi duhet të zbatohet plotësisht. Respekti i parimeve demokratike është pjesë e kritereve të Kopenhagenit, të cilat monitorohen rregullisht nga Komisioni. Zgjedhjet lokale janë një mundësi për qeverinë dhe opozitën për të treguar angazhimin e tyre për adresimin e çështjes së dekriminalizimit të funksionarëve publikë, siç është përcaktuar në marrëveshjen mes palëve politike në dhjetor 2014.? Në lidhje me reformat e kryera nga Shqipëria për 5 prioritetet për çeljen e negociatave të anëtarësimit, zëdhënësja e komisionerit Hahn thekson, se në përgjithësi është shënuar progres, por mbetet ende rrugë për t?u bërë.?Progresi i bërë duhet të konsolidohet, duke sjellë rezultate konkrete të implementimit të reformave në fushat më të rëndësishme, si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjyqësori, si edhe administrata publike dhe të drejtat e njeriut. Komisioni po përgatit aktualisht progres raportin e vitit 2015 për Shqipërinë që do të publikohet në tetor. si zakonisht, dokumenti do të ketë një analizë të detajuar të reformave të kryera nga vendi. E ardhmja europiane e Shqipërisë është në duart e saj. Komisioni mbetet i angazhuar për procesin e integrimit dhe do ta ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj europiane.?Institucionet europiane kanë dërguar një mision të gjerë vëzhgimi të OSBE-ODIHRIT, të udhëhequr nga ambasadorja Odri Glover për monitorimin e zgjedhjeve.