http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruara tek zgjedhjet lokale te 21 qershorit, masat për sezonit rustik te këtij viti kane mbetur ne letër. Pothuajse te gjitha bashkitë dhe komunat, nuk kane marre masat për mbarëvajtjen e këtij procesi. Denoncimi vjen nga kreu i Agjencisë Kombëtare te Bregdetit, Aruron Tare. Koncepti i menaxhimit te zonave turistike nga pushteti lokal ne bashkëpunim me atë qendror, sipas Tares, është i dështuar.Ndaj ky menaxhim, duhet te përqendrohet ne nje institucion te vetëm, një model ky qe ndiqet ne Mal te Zi dhe ne Kroaci. Projektligji i ri për turizmin, i cili pritet te miratohet ne parlament, sjell nje koncept te ri ne menaxhimin e vijës bregdetare. Ky ligj përcakton zonat me përparësi turistike, çka i jep te drejte Agjencisë Kombëtare te Bregdetit te merret me menaxhimin e tyre.