http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtoria e Tatimeve ka zbuluar që nga tetori i vitit 2013, 10 mijë biznese, kryesisht të vogla, të cilat nuk kanë bërë deklarimet në rregull dhe për këtë kanë krijuar më shumë se 100 milion dollarë borxhe te tatimet. Në një konferencë për mediat, Drejtori i Shërbimeve të Tatimpaguesve tha se deri tani numri i sipërmarrësve që kanë një detyrim te tatimet ka tejkaluar shifrën 16 mijë, kjo për faj se administrata dhe inspektorët tatimorë në të shkuarën nuk kanë bërë si duhet punën e tyre. Administrata tatimore nuk pranon mosrealizimin e TVSH-së edhe pse kjo taksë është me 40 milion dollarë rënie krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2014-të TVSH-ja solli për periudhën janar - prill 400 milion dollarë, ndërsa e njëjta periudhë në 2015-ën solli 360 milion dollarë në buxhetin e shtetit.