Rama: Shlyem 700 mln $ borxhe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama zgjodhi takimin ?Ta pastrojmë më tej Shqipërinë?, për t?i kthyer përgjigje të gjithë atyre që kanë akuzuar qeverinë, për rritje të borxhit publik. Shefi i ekzekutivit tha nga Berati se investimet do të ishin shumë më të mëdha, nëse nuk do të ishin shlyer mbi 700 milionë dollarë borxhe, të akumuluara nga qeverisja e kaluar e demokratëve. Duke renditur si suksese të qeverisë, luftën kundër informalitetit në ekonomi, ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë, transformimin në arsim dhe shëndetësi, kryeministri Rama u ndal në mënyrë të veçantë në një nga debatet më të ashpra politike, atë të dekriminalizmit. Sipas tij, ligji i ri do të tregojë se, tek cila parti militojnë më shumë njerëz ku e kaluara e tyre ka lidhje me krimin. Lufta kundër korrupsionit dhe shkeljes së ligjit, nuk ka ngjyrime politike, tha kreu i qeverisë. Nga takimi me socialistët e Beratit, kryeministri paralajmërojë se falë reformave, qeveria do të rrisë rrogat dhe pensionet. Sfida kryesore politike e Partisë Socialiste, tha Rama, nuk është vetëm realizimi i reformave të premtuara, por edhe zgjerimi i anëtarësisë së partisë në 150 mijë vetë, deri në 25 vjetorin e krijimit të saj, në qershori të vitit të ardhshëm.

Share This Video


Download

  
Report form