“Rama-Meta të ndalin terrorin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha rezultatet e arritura në luftën kundër narkotrafikut gjate qeverisjes se djathte bënë të mundur heqjen e vizave për shqiptarët në vitin 2010.?Kurrë nuk kemi qenë kundër luftës ndaj bimëve narkotike, përkundrazi bashkë i kemi luftuar, bashkë kemi arritur suksese. Europa na vëzhgoi, Europa na vlerësoi, Europa na hoqi vizat, Nderim për ju vëllezër e motra që bëtë këtë të mundur! Ata që stigmatizojnë Lazaratin, janë ata që janë përgjegjës për rritjen e trafikut të lëndëve narkotike, për trafikun nga ajri si asnjëherë më parë të hashashit, kokainës dhe heroinës. Janë ata që trafikantët jo vetëm që nuk i luftojnë por i kanë bërë deputetë të partive të tyre, i kanë veshur me pushtet, i kanë bërë drejtorë, i kanë futur në polici. Oligarkia i do të gjitha për vete, do paratë për vete, do pushtetin vendor për vete, do edhe hashashin për vete, të gjitha për vete i do.?Nga Lazarati lideri i opozitës i ka kërkuar dyshes Rama-Meta të ndalin terrorin mbi banorët e pafajshëm të këtij fshati.?Ne jemi këtu për t?i dhënë një mesazh të qartë dyshes Rama-Meta: Ndal terrorin mbi Lazaratin, ndal reprezaljet mbi Lazaratin! Asgjë nuk e mposht vendosmërinë e Lazaratit për të vendosur vetë dhe me votën e tyre, më të mirin, njeriun e punës, njeriun e përkushtimit, njeriun që do t?ju shërbejë ju dhe do të bëjë të mundur që edhe Lazarati të jetojë me punë e dinjitet si gjithë Shqipëria dhe ky është doktor Igli Kokalari?.Edhe ne Gjirokastër, Basha ka akuzuar mazhorancen se nuk ka mbajtur asnjë premtim, pasi jo vetëm nuk është bërë asgjë për të hapur 300 mijë vende pune por janë mbyllur mijëra vende.?Unë i bëj një thirrje të veçantë votuesve të majtë të 23 qershorit, e di që jeni po kaq të zhgënjyer sa votuesit tanë, e di që jeni po kaq të braktisur, ndiheni po kaq të poshtëruar, e di që faturat e energjisë ju vijnë po kaq të larta, që çmimet janë rritur njësoj për ju siç janë rritur për pjesën tjetër të popullit, e di që jeni papunë, pa shpresë. E di që jeni të zhgënjyer, të mërzitur, të zemëruar. Mos e shpërdoroni këtë rast për të vendosur me votën tuaj, për të ndalur këtë të keqe, për të larguar arrogancën dhe padrejtësinë dhe për t?i kthyer nderin dhe dinjitetin Gjirokastrës dhe gjirokastriteve? - theksoi zoti Basha. Kryedemokrati ka ftuar gjirokastritët të votojnë ofertën e Partisë Demokratike. Për ulje të çmimit të energjisë, ulje të taksës së qarkullimit, subvencione për bujqësinë dhe stimulimin e biznesit.

Share This Video


Download

  
Report form