PD çregjistron kandidatin e saj në Këlcyrë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas vendimit të PD-së për tërheqjen nga gara të kandidatit të saj në Këlcyrë, Ambasada Amerikane në Tiranë përshëndeti vendimin. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasada shkruan se përshëndet lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike e partive të tjera mbi dekriminalizimin, si dhe mbështet përpjekjet në vazhdim për të pastruar politikën në Shqipëri?. Në kërkesën e dorëzuar në KQZ, Lulzim Basha nuk përmend arsyet e vendimit të opozitës ndërkohë që ky hap është ndërmarrë për shkak të mosverifikimit të pastërtisë së figurës së kandidatit. Për këtë vendim reagoi dhe vetë kandidati Gentian Muhameti. Nëpërmjet një deklaratë, ai shprehet se nuk është dakord me qëndrimin e lidershipit të PD-së, ndërsa nënvizon se kartela e tij penale është e pastër dhe e konfirmuar nga Ministria italiane e Drejtësisë. Mehmeti shkruan se edhe ai e përshëndet qëndrimin e Ambasadës Amerikane, edhe pse nuk është dakord me qëndrimin e lidershipit te PD. Qëndrimi i Ambasadës Amerikane është parimor, nuk është personal, është i përgjithshëm, nuk ka lidhje me nje kandidat te vetëm nënvizon Muhameti. Ndërkohe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te shqyrtoje ne ditët ne vijim kërkesën e Partisë Demokratike dhe do te shprehet me vendim, nëse do te çregjistrohet ose jo kandidati per Bashkinë e Këlcyrës Gentjan Muhametaj.

Share This Video


Download

  
Report form