Meta në stacionin e Kasharit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si për t?i bindur qytetarët se transporti hekurudhor do të rikthehet, kryetari i parlamentit Ilir Meta i shoqëruar dhe nga ministrat Haxhinasto dhe Koka, benë udhëtimin e parë. Ne inaugurimin e investimit prej 20 milionë lekësh ne stacionin e Kasharit Meta nuk fshehu kënaqësinë e të udhëtuarit me tren.Ilir Meta:Është kënaqësi e veçantë që mbas 20 e ca vitesh të udhëtojmë përsëri me tren, koha kur shkonim në plazh ditën e djelë, por kushtet janë shumë më të mira dhe unë dua të përgëzoj Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave, Ministrinë e Transportit për vëmendjen e kthyer për rehabilitimin dhe përmirësimin e kushteve të transportit me tren për qytetarët të cilat tashmë janë shumë komode dhe më të lumturit sigurisht duhet të jenë studentët nga Durrësi, si gjithmonë, por besoj edhe të tjerët të cilët do të ndjekin transportin hekurudhor, edhe për arsye të komoditetit, por të mos harrojmë edhe për arsye të kostos shumë më të ulët dhe të përballueshme.Kreu i kuvendit tha se stacioni i Kasharit është i vetmi për momentin, pasi shuma shpejt transporti hekurudhor do të rikthehet dhe ne Tiranë.?Aktualisht stacioni i Kasharit është funksional, qytetarët mund të nisen nga stacioni i Kasharit, e kam thënë edhe herë tjetër është domosdoshmëri që të ndërtohet menjëherë stacioni i Tiranës, sepse kryeqyteti duhet ta ketë stacionin sa më afër qendrës se tij. Sigurisht jemi pro çdo lloj zhvillimi tjetër urbanistik por stacioni i trenit duhet sa më afër qendrës së Tiranës. Në fakt kjo lëvizje ka qenë e pa menduar në kohë sepse ka sjellë një reduktim me 50% të numrit të pasagjerëve, të udhëtarëve që kanë përdorur transportin hekurudhor për qëllimet e tyre.?Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha se udhëtimi nga stacioni i Kasharit ne Durrës do të kushtojë 70 lekë ndërkohë që nga qendra e Tiranas do të nisen çdo ditë autobusë për të transportuar udhëtarët ne ketë stacion. Fillimisht ne drejtimin Durrës Kashar dhe anasjelltas do të jenë ne dispozicion 7 trena, të cilët nga Kashari do të nisen ne drejtim të Librazhdit, Vlorës dhe Shkodrës.

Share This Video


Download

  
Report form