Maqedoni, dyshime për të vrarët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ne Kosove hedh dyshime te forta, se disa prej te vrarëve gjate operacionit policor ne Kumanove janë ekzekutuar pas dorëzimit. KMDLNJ u referohet rrëfimeve te dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në luftime dhe që kanë dëshmuar se disa prej te vrarëve ne momentin e dorëzimit kanë qenë të gjallë. Me pas janë shpallur te vdekur nga autoritetet maqedonase. Kreu i Këshillit Bexhet Shalla këmbëngul që të zbardhen e vërteta, nëse personat që kanë humbur jetën gjate konfliktit te armatosur në Kumanovë janë vrarë gjatë luftimeve apo pas dorëzimit. Sipas dëshmive, disa kane qene te plagosur dhe kane rezultuar te vdekur. KMDLNJ kërkon përfshirjen e eksperteve te huaj ne ekspertizën per te zbuluar shkaqet e vdekjes, përpara se te kryhet ceremonia mortore. Pas mbërritjes ne Kosove te trupave te te vrarëve prokuroria miratoi kërkesën e familjareve qe t?u nënshtrohen nje autopsie te re nga Mjekësia Ligjore ne Kosove. Ekipet për ekzaminimin e trupave të pajetë vijojnë punën dhe pritet qe ky proces te përfundojë brenda dy apo tre ditësh.

Share This Video


Download

  
Report form