http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 pasagjerë të vdekur, përveç dy marinarëve shqiptarë, është bilanci zyrtar i tragjedisë në tragetin e linjës Patra-Ankona. Por ky numër mund të jetë disa herë më i lartë. Sipas raportit të Prokurorisë së Barit, në bord ndodheshin 478 persona, prej të cilëve tre ishin klandestinë. 427 prej tyre janë shpëtuar, 10 janë gjetur pa jetë në ujë, ndërsa 41 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Autoritetet, megjithatë, nuk përjashtojnë mundësinë që numri i të humburve të jetë edhe më i lartë. Kjo, për shkak të gabimeve të mundshme me listat e pasagjerëve apo numrit më të lartë të klandestinëve.Në zonën në detin Adriatik, ku trageti u përfshi nga flakët, po vijojnë kërkimet e forcave italiane, greke dhe një anijeje shqiptare, që u përket forcave tona detare dhe që gjithashtu mban emrin ?Iliria?.Autoritetet italiane, Prokuroria e Barit, Brindizit dhe Leçes ka hapur një hetim të gjerë, për shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbulimin e fajtorit. Në hetim të drejtpërdrejtë është kapiteni i tragetit, Arxhilio Xhakomaci dhe pronari i anijes Karlo Visentin. Ata akuzohen për mbytje me dashje, vrasje e shumëfishtë me dashje dhe lëndim të paqëllimshëm të pasagjerëve. Ndërsa për tragetin është caktuar masë për sekuestrim. Për t?u sqaruar mbetet edhe çështja e ndihmës, nëse ajo është dhënë në kohë apo jo.Mediat italiane, sakaq, kanë publikuar një raport tronditës të pesë viteve më parë të Bashkimit Europian, që tregon se gati gjysma e mjeteve italiane të lundrimit janë të vjetruara dhe të papërshtatshme për t?u përdorur për transport pasagjerësh.