Kosova premton Bulevardin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Halim Kosova ka folur serish për Bulevardin e ri te Tiranës duke u shfaqur edhe me ambicioz se kryetari aktual i bashkisë, Lulzim Basha. Gjate nje takimi me banoret e njësisë nr 1 ne Tirane, doktor Kosova, ka premtuar se do ta përfundoje bulevardin ne një kohe me te shkurtër se sa është parashikuar ne planin e bashkisë. ?Po i kthehem edhe njëherë projektit të Bulevardit të madh. Vetëm kur e sheh në fotografi ti e kupton se sa punë duhet që ajo të realizohet dhe plani është që ajo të mbarojë për 5 vjet, por po mas forcat në bazë të fillimit të punimeve që të realizohet për katër vjet. 20 mijë vende pune hapen në përfundim të asaj?.Doktor Kosova qe tashme ka filluar te shpalle edhe pjese te programit te tij per kryeqytetin ka premtuar lehtësira per te rinjtë.?Të gjithë të rinjtë që kanë një ide, që kanë një ëndërr, që duan të përfshihen në punë, ne do t?i japim zyra, ambjente me qera zero. Ka një ide në Londër që ne duam ta përqafojmë, ku të rinjtë ftohen të gjykojnë se si e mendojnë ato, po themi në rastin konkret Tiranën, mbas 10 apo 20 vitesh. Dhe çdo projekt do të ketë një çmim të caktuar, në mënyrë që të gjithë ta vrasim mendjen, jo çfarë do bëjmë nesër në mëngjes, por pak më larg. Secili të ketë mundësi të prodhojë me talentin që ka dhe secili të ketë mundësi të hapë një biznes që me prodhimet e tij t?i ofrojë qytetarëve dhe qytetarët ta dinë që ka një qendër ku prodhohet art, kulturë dhe nisma të tjera të vlefshme.?Infrastruktura ka qene edhe këtë here ne qendër te premtimeve te kandidatit demokrat.?Kur të bëj një rrugë mos thuaj faleminderit shumë, mirupafshim, u lamë bashkë. Jo. Rruga do drita, rruga do kanalizime, pastaj përveç këtyre duhet menduar shtëpi më shtëpi si do rregullohet puna. Ndryshimi ka ardhur duke mos u kënaqur kurrë me atë që ke. Turbulloje të tashmen që të kesh sukses për të ardhmen.?

Share This Video


Download

  
Report form